
Studime etimologjike në fushë të shqipes
Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. Eqrem Çabejt vendin qendror e zënë "Studime etimologjike në fushë të shqipes", vepër e jetës e autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të indoeuropianistikës. Ajo përshkohet nga dashuria për gjuhën shqipe dhe një punë kërkimore që përfshin studimin e teksteve të letërsisë së vjetër shqipe dhe njohjen e thellë të dialekteve të shqipes. Në tërësinë dhe pasurinë e saj, përpos rëndësisë që bart për fusha si albanologjia dhe indoeuropianistika, kjo vepër përbën një kontribut të rëndësishëm edhe për teorinë e përgjithshme të etimologjisë.
479