
Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes
Siç analizohet me hollësi në këtë vepër, qëndrimi i ndërmjemë midis Perëndimit dhe Lindjes, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vet etnike, i ka gdhendur Shqipërisë përgjithmonë fytyrën e saj të veçantë. Këtë nuk ka mundur ta fshijë as sundimi turk. Kjo shprehet në krejt mënyrën e jetesës, në historinë dhe në historinë kishtare, në zakone dhe në poezi popullore dhe artistike të popullit shqiptar. Duhet theksuar me këtë rast se Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi sesa fqinjët e saj. Midis gjithë vendeve ballkanike, edhe Rumania, me gjithë idiomin roman të saj, e papërjashtuar, Dalmacia e Shqipëria, pastaj Ishujt Jonike janë vendet që kanë qenë të çelura direkt e më tepër ndaj influencës kulturore të Perëndimit.
124 faqe