
Rënia në dashuri dhe dashuria
Ç’do të thotë të biesh në dashuri? A është rënia në dashuri një revolucion? Çfarë janë dëshira, xhelozia, pasioni? A mund të biesh në dashuri me dy vetë njëherësh? Çfarë e dallon seksualitetin e njeriut me të kafshës? A është dashuria një kërcënim, një rrezik për shoqërinë?
Profesor Alberoni u përgjigjet këtyre pyetjeve duke përkufizuar kategorinë e “dashurisë në lindje e sipër”. Kjo fazë e dashurisë, që studiohet e saktësohet për herë të parë prej tij, është themelore për të kuptuar procesin e rënies në dashuri.
Ky libër i sociologut të famshëm italian bën pjesë në një trilogji, sëbashku me dy titujt e tjerë të tij, Miqësia dhe Erotizmi. Përkthyer në shumë gjuhë të botës, këto libra trajtojnë në mënyrë të kuptueshme për të gjithë temat e përjetshme njerëzore.
Përktheu nga italishtja Reshat Konçi
150 faqe