
Pushimet e Çufos
Ky titull është libri i dytë i ciklit të “Çufos”, cikël i cili do të bëhet simbol i lindjes së “përrallës së re” shqip. Rikthehen historitë e Çufos, Bubit Kaçurrel, Tipit, patokut Pep, majmunit Çup dhe plot miqve të tjerë të pyllit. Me mbylljen e shkollës dhe nisjen e pushimeve verore miqtë nisin aventura të reja në plazh. Plot humor, Çufoja zbavit e edukon njëherësh, si gjithnjë.
Me ilustrime bardhezi nga Safo Marko
180 faqe