
Përrallat e shiut
Shiu gjeti njëherë në asfaltin e rrugës një fletore të pazënë fill. U gëzua shiu, se edhe shiu gëzohet kur gjen diçka të mirë, dhe pikë-pikë, pikë-pikë... shkroi në të me vetëtima Përrallat e shiut. (E dini sa mirë shkruan zoti shi? Po aq mirë sa xhaxhi Gaqo Bushaka.)
Kur të mbaroni së lexuari Përrallat e shiut, që për çudi nuk janë fare të lagura, do ta shihni edhe vetë se kjo është e vërtetë. Ato përralla, meqë i pëlqyen shumë, i ilustroi aty në qytetin e bukur të Parisit piktori i shquar Zamir Mati.
Me ilustrime bardhezi nga Zamir Mati
112 faqe