
Perfectum trinum
Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohur shkodran Zef Zorba, njohës e admirues i të treve.
Ato mbetën dorëshkrim për disa dekada rresht dhe po shohin dritën e botimit, më në fund, në një libër dygjuhësh, me tekstin shqip e italisht përbri – mënyra ideale për të shijuar poezinë e përkthyer.
Poezitë i paraprin një parathënie e shqipëruesit, ku ai vë në dukje rëndësinë e udhës që ata do të çelnin për letërsinë moderne europiane.
Përktheu nga origjinali Zef Zorba
160 faqe