
Fjalor etimologjik i Gjuhës Shqipe
Vepër themelore e albanistikës, Fjalor etimologjik i Gustav Meyerit ka qenë pikë referimi për këdo që ka punuar në këtë lëmë këta njëqind vjetët e fundit. Ai vjen në shqip për herë të parë pas më se një shekulli qysh nga botimi në gjermanisht më 1891. Kontributi i Meyerit në nxjerrjen në pah të natyrës perëndimore të kulturës shqiptare i dha kësaj kulture një prestigj aq të fortë, sa ia rriti asaj shkallën e imunitetit ndaj prirjeve të ndjeshme orientalizuese. Ideatorët e një albanistike “sui generis”, duke u mbështetur në disa pasaktësi të Meyerit, u rrekën ta shpërnjohin krejt korpusin e tij, në përpjekjen për t’ia fshirë kulturës sonë shekullore gjurmët e bashkëjetesës së gjatë e të plleshme iliro-romake. Gustav Meyer qe “i pari që konstatoi e që vuri në dukje me një formë përmbledhëse tërësore elementin e trashëguar të shqipes dhe e vendosi atë në vendin që i përket kësaj gjuhe në rrethin e gjuhëve të tjera indoeuropiane”.
Përktheu nga gjermanishtja Anila Omari
592 faqe