
Çarli dhe fabrika e çokollatave
Keni dëgjuar për Biletat e Arta? Po për Umpa- Lumpat? Po për çoko-televizorin dhe mrekullitë e tjera të fabrikës së çokollatave të Vili Vonkës: kurramele, sheqbar, manahunde, xhuxhubemente? Roald Dahl krijon botën e jashtëzakonshme të fabrikës së çokollatave dhe fton çdo fëmijë ta zhbirilojë atë së bashku me Çarlin, heroin kryesor të kësaj historie. Por mbi të gjitha ai krijon ëndrrat e fantazisë fëminore pa kufi.
Përktheu nga anglishtja Naum Prifti
Me ilustrime bardhezi nga Quentin Blake
168 faqe