
Carere Patria
“Një ndjenjë latente apatridi gjithmonë e ndjeja në vete. Isha i mbarsur me të. Si me vdekjen. E luftonte bindja ime e marrë se, më në fund, me të rënë komunizmi, do të bëhem edhe unë me Atdhe”. Kështu shkruan në faqe të parë të këtij libri autori, Migjen Kelmendi, lindur e rritur në Prishtinën e viteve jugosllave, fill pas udhëtimit të parë në Shqipëri, në fillimin e viteve ’90. Në këtë tekst sa do- kumentar aq edhe filozofik, sa prekës aq dhe kritik, ai gërsheton me mjeshtëri eseistikën me fiksionin, duke na dhënë një libër që trajton një nga çështjet më akute e dramatike të shqiptarëve të sotëm: për ata shqiptarë që rrojnë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë e që përbëjnë më shumë se gjysmën e tyre, Shqipëria a do të dijë vallë të jetë Atdhe?
100 faqe