
Barërat e së keqes
"Barërat e së keqes" është vëllimi i shtatë në prozë i autorit Shkëlqim Çela dhe vjen si përmbledhje prozash të shkurtra, të cilat nxjerrin bukur në pah trajtat e stilit të njërit prej autorëve më të spikatur e më interesantë të letrave shqipe në ditët tona. Vëllimi nyjëtohet në tri pjesë, nga të cilat e para zhvillohet kryesisht në kontekst amerikan, ku edhe rron prej shumë vitesh autori. Në këto proza e shkuara bartet në aktualitet e përmbajtur poedhe e pambarimtë. Pjesa e dytë e librit mbërrin si “letërsi kujtese” mbi jetën në Shqipërinë e së shkuarës, autori zgjedh që në tablonë e së shkuarës të skicojë, mu si nervatura ato forca të përhershme e të pandryshueshme në shoqërinë shqiptare. Në pjesën e tretë prozat shtillen më shtruar, më imët e më gjatë se në dy pararendëset.
"Barërat e së keqes" është nga ato libra të cilët shijohen ngadalë e që ke dëshirë t'u kthehesh e t'i rilexosh.
325 faqe