
Anekdota
Ky libër është një përmbledhje anekdotash përmbi jetë njerëzish të shquar, përzgjedhur e përkthyer nga mjeku, gjenetisti dhe deputeti Ihsan Çabej, vëllai më i vogël i Eqrem Çabejt. Një punë këmbëngulëse në përzgjedhjen e këtyre dozave të vogla urtie nga mendimtarë të mëdhenj botërorë ka bërë të mundur daljen në dritë të kësaj përmbledhje voluminoze dhe cilësore. Përpos mençurisë që përcjell, ky libër simbolizon dhe një elozh kushtuar gjinisë së librave me anekdota, të cilët dikur zinin rol qendror në bibliotekat shqiptare e jepeshin hua si gjëra të çmuara.
628 faqe