
Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi
Në bashkëpunim me Qendrën për Studime Shqiptare në Londër vjen vepra e historianit Tanush Frashëri, e cila përmbush qëllimin për ta parë figurën e demokratit patriot përtej legjendave të PPSH-së që deri dje e ka futur në historiografinë e saj si "tradhtari" apo "kolaboracionisti". Shumë vite jetë i kaloi në mërgim, një dënim me vdekje u nënshkrua për të nga organet e gjyqësisë së monarkisë, PKSh donte ta shiste tek Aleatët si kriminel lufte, dhe që nga dita e instalimit të diktaturës komuniste deri kur mbylli sytë jashtë atdheut, në Itali në 1963 e më pas, fushata anti Ali Këlcyra është endur si hije.
434 faqe