
Është dërguar në shtypshkronjë këto ditë libri im më i ri, Fjalë për fjalë, nga Botime Çabej, pjesë e gjerdanit Excipere.
Kjo përmbledhje me sprova dhe hulumtime linguistike i drejtohet kryesisht lexuesit jo të specializuar, me interes për kontributet që mund të japë gjuhësia në kulturë.
Vizitori i rregullt i Peizazhe të fjalës do t’i mbajë mend disa nga temat dhe trajtesat e këtij vëllimi, edhe pse unë kam risistemuar tashmë gjithçka për botimin në print.
Fjalë për fjalë do të dalë në shitje gjatë Panairit të Librit në Tiranë, në datat 15-19 nëntor, te Pallati i Kongreseve.
Ato ditë do të organizojmë edhe një takim për t’ia prezantuar lexuesit, dhe për të cilin do të njoftoheni veçan.