Më 12 maj, në Prishtinë, u promovua “Shënime nga Bodrumi” i Fjodor Dostojevski, ardhur për herë të parë në shqip nëpërmjet botimit të ÇABEJ.

Prezantimi i librit u mbajt nga Sait Saiti, i biri i përkthyesit, me një sprovë trajtuese të përkthimit në kushtet e një regjimi totalitar – dhe posaçërisht në realitetin e regjimit komunist në Shqipëri. Eksplorimi në hollësi i elementëve biografike të përkthyesit dhe qasjet e tij mbi gjuhën, qenë linjat kryesore që  diktuan këtë diskutim.

Diskutimi rreth “njeriut nëntoksor” u përmbyll me performimin e një monologu të përzgjedhur nga vepra, nga aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Tristan Halilaj.