Fort të dashur miq e kolegë,
kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ditën e hënë, me dt. 17 Prill në orën 18.00 do të promovojmë librin më të fundit të sociolinguistes Ledi Shamku-Shkreli “Tej prologut – Shqipja dhe cështje të metodes”.
Promovimi do të jetë i organizuar në formën e një tryeze diskutimi, moderuar nga gjuhëtarë që kanë shfaqur interes; pjesë e diskutimeve ftohet të jete gjithkush me idetë e tij rreth metodave të kërkimit shkencor si edhe të didaktikës së gjuhës shqipe.