Libri më i fundit i Ardian Vehbiut, “Fjalë për fjalë”, i botuar nga Botime Çabej nën kujdesin e Brikena Çabej, doli në shitje gjatë ditëve të Panairit të Librit në Tiranë dhe u prezantua për publikun më 18 nëntor në orën 19:00, në mjediset e Institutit Çabej në Tiranë.

Po atë mbrëmje, dhe në të njëjtin vend, një orë më pas u kremtua dhe 10-vjetori i revistës kulturore “Peizazhe të fjalës”.
Gjatë mbrëmjes së këndshme patëm mundësi të ndiqnim një diskutim rreth librit, të udhëhequr nga Ardian Vehbiu, Eda Derhemi dhe Ledi Shamku si dhe pyetjet e shumë lexuesve dhe dashamirësve. Gjtihashtu Elona Pira dhe Ardian Vehbiun rrëfyen shkurt rrugëtimin e “Peizazhe të fjalës”, për t’i lënë vendin tingujve pianistik të Beethoven, interpretuar nga Mikaela Minga.
E gjithë kjo u përmbyll me një koktej ku miqësi të vjetra u forcuan dhe u krijuan të reja.

Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj!