Ditën e martë më 25 korrik ora 20:00 u organizua një mbrëmje e këndshme letrare-muzikore në parkun e Butrintit. U kthyem pas në kohë të ndryshme, së pari me librin e sapobotuar nga “Çabej” në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë:
“BUTRINTI – Miti i Eneas – Gërmimet” i autorit Luigi Maria UGOLINI, arkeologu italian që me punën e jashtëzakonshme të pak vjetëve nxori në dritë gjithë mrekullitë që na gëzon sot syri në Butrint.
Me një stil të thjeshtë po të admirueshëm, ashtu si dinë të shkruajnë veç specialistët e vërtetë,libri na shpërfaq krejt historinë e mitit të Butrintit dhe historinë e zbulimit arkeologjik.
Harpa e Aida Kasmit e tekstet e Virgjilit, interpretuar nga Aleksandër Nika na kthyen edhe më pas në kohët e moçme të Buthrotumit.

Programi:

20:00 – “Dy fjalë mbi librin” nga Neritan Ceka
20:10- “Prezantim i shkurtër i rrugëtimit të Eneut në Epir” nga Artan Shkreli
20:30- Interpretim i një fragmenti të perzgjedhur prej “Eneidës” së Virgjilit nga aktori Anastas Nika, shoqëruar nga harpistja Aida Kasmi.
21:00 – “Moment muzikor solo” nga Aida Kasmi