Është promovuar ditën e premte 21 prill, në Akademinë e Shkencave në Tiranë, një punim i çmuar i albanologut Norbert Jokli, “Studime përmbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes”. Botimi që i kthen repertorit burimor të gjuhës sonë plot 139 fjalë, u prezantu përpara të ftuarve nga Prof. dr.  Anila Omari, Prof. dr. Seit Mansaku, botuesja Brikena Çabej dhe studiuesi Agron Alibali. Ky i fundit gjatë eventit përurues, prezantoi për herë të parë përpara publikut materiale arkivorë lidhur me fatin e autorit Norbert Jokl, të hulumtuara prej tij në arkivin e Boston (Massachusets).

Rikthimi në vemendje i këtij punimi, 100 vite pas shkrimit dhe 50 vite pas përkthimit, shënon një event me rëndësi për shkencën e albanologjisë.