Jemi të bindur se fëmijët, njësoj si të rriturit, kanë të drejtën të kenë mbrëmjet e tyre letrare dhe meritojnë të jenë të përfaqësuar denjësisht në këte panair. Gjithashtu duam t’u shërbejmë lexuesve të rritur duke u dhënë mundësinë të na i besojnë ne femijët e tyre gjatë kohës që zbulojnë risitë që ky panair sjell.

Çdo pasdite nga data 10 deri më 13 nëntor stenda e “Botime Çabej” për 2 orë radhazi do të shërbejë si një hapësirë në të cilën aktorë gazmor do të zbavitin fëmijet që do të na vizitojnë duke lexuar dhe interpretuar fragmente nga libra të autorit Roald Dahl. Vetëm dita e shtunë do të bëjë perjashtim duke e ofruar këtë aktivtet pothuajse gjatë gjithë ditës.

P.S: Kemi bindjen se edhe prindërit do të duan të qëndrojnë e të qeshin me Shtrigëmadhen dhe Gjigantin e Madh të Mirë, e pse jo të ëmbëlsohen me një fetë kek.